23 milionė euro pėr kampionėt
Spanja fiton EURO 2012
Paraja shkon tek paraja. Kjo shprehje tė kujtohet menjėherė kur mėson se Spanja fitoi 23 milionė euro pasi pronėsoi titullin kampion tė Europės nė Ukrainė dhe Poloni.
Kjo shifėr erdhi pas ecurisė me 4 fitore dhe 2 barazime qė iberikėt patėn nė Euro 2012, duke mos arritur tė fitonin vetėm ndeshjen nė grup ndaj Italisė dhe gjysmėfinalen ndaj Portugalisė qė u vendos pas gjuajtjeve tė penalltive.

Edhe nė vitin 2008, kur sėrish fituan kampionatin europian, spanjollėt fituan po kaq para, pra 23 milionė euro. Nė atė turne, “Furitė e Kuqe” fituan 5 ndeshje dhe barazuan vetėm njėrėn, atė ndaj Italisė nė ēerekfinale ku u kualifikuan po ashtu me 11 metėrsha.

Euro 2012 ka pasur njė rritje tė lehtė tė shpėrblimeve nga ana e UEFA-s dhe kjo rritje ka barazpeshuar rėnien e lehtė tė rezultateve tė Spanjės nė krahasim me 4 vjet mė parė.

Ky shpėrblim ėshtė i ndarė nė kėtė mėnyrė: 8 milionė euro janė marrė vetėm pėr pjesėmarrjen nė kampionat, 1 milionė pėr ēdo fitore nė grup, gjysmė milioni pėr ēdo barazim nė grup, 3 milionė pėr arritjen nė ēerekfinale, 2 milionė pėr gjysmėfinalen dhe 7.5 milionė euro pėr fitoren e titullit.
Natyrisht, jo tė gjitha kėto para do tė jenė pėr futbollistėt, ndoshta do tė ketė njė ndarje ku 60 pėr qind tė shkojė pėr Federatėn Spanjolle tė Futbollit.

Gjithsesi, kėta lojtarė do tė vlerėsojnė mė shumė lavdinė dhe hyrjen nė histori, aq mė tepėr qė fitimet nėpėr skuadrat e klubeve i kanė tepėr tė lartė. /albeu.com/
Shtuar më 02/07/2012, ora 18:19