Mbreti i Spanjės, Juan Carlos, ka pėrgėzuar Kombėtaren e Spanjės pėr triumfin nė kampionatin europian. "Ju pėrgėzoj dhe ju falėnderoj pėr paraqitjen e denjė qė i bėtė vendit tuaj nė njė kompeticion kaq tė rėndėsishėm. Ju jeni djem tė shkėlqyer dhe njė
ekip i jashtėzakonshėm. Urime!", ka thėnė madhėria e tij gjatė fjalės pėrshėndetėse, para se tė kryenin edhe foton zyrtare.
Ndėrkohė, nė deklaratat e kampionėve tė Europės, bie nė sy fakti qė ata ua dedikojnė triumfin tifozėve nė pjesėn mė tė madhe.
Iker Casillas - "Ishte njė triumf i shkėlqyer. Falėnderojmė Mbretin dhe familjen e tij pėr mbėshtetjen. Jemi tė lumtur qė kemi nderuar tė gjithė vendin tonė!".
Juan Mata - "Jemi njė skuadėr e shkėlqyer dhe kėtė e dinė tė gjithė, ndėrsa Xavi Hernandez ėshtė legjendė e futbollit".
S.Ramos "Jemi njė
ekip unik, pasi kemi lojtarė
unik si
Iniesta".
Iniesta - "Tifozėt tanė e meritojnė njė festė kaq tė bukur".
Pepe Reina - "Ky
ekip ėshtė njė legjendė. Meritojnė tė gjithė qė tė jenė tė paharrueshėm".
D.Silva - "Jemi krenarė dhe tė emocionuar pėr pritjen qė na kanė bėrė tifozėt. Ata janė arsyeja qė ne jemi kaq tė fortė"
Shtuar më 03/07/2012,
ora 12:01