Momenti mė i bukur i futbollit spanjoll
Legjenda e futbollit spanjoll Iker Casillas ka festuar fitoren e 100 me ekipin kombėtar nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme, duke ngritur trofeun e dytė radhazi tė Europės.

Nė fund tė finales me Spanjėn, Casillas ėshtė shpallur edhe portieri mė i mirė i kompeticionit, pasi ka pėsuar vetėm njė gol.

Kapiteni ėshtė shfaqur mjaft i lumtur pas fitores duke festuar sė bashku me tė dashurėn e tij Sara Carbonero.

"Ky ėshtė momenti mė i bukur nė futbollin spanjoll. Jemi nė majėn e Olimpit falė punės voluminoze qė kemi bėrė gjatė viteve tė fundit, e cila u shpėrblye mė sė miri. Uroj qė njė sukses i tillė tė pėrsėritet edhe nė edicionet e tjera, njė meritė tė vecantė pėr triumfin ka edhe trajneri Vincente Del Bosque", ka thėnė pas ngritjes sė trofeut kapiteni Casillas.

Theksojmė qė kapiteni i ekipit tė Spanjės ėshtė futbollisti qė ka fituar gjithēka nė botėn e futbollit, nga Champions League, kupa e Botės, Europiani dhe shumė trofe nė rang klubesh. /albeu.com/
Shtuar më 02/07/2012, ora 12:09